Kurti në takim me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, diskutohet për të drejtat e pakicave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të marten e 26-qershorit u takua me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe për veprimet e Qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të drejtave të pakicave. Ambasadori Davenport u shpreh i kënaqur me dakordimin e arritur mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji. I kënaqur u shpreh edhe me procedimin e programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinë.

Albin Kurti dhe Michael Davenport në takim

Kreu i Qeverisë tha që, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve janë vlera dhe prioritete të qeverisë.

Kurti në këtë takim theksoi se, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe qeverisja demokratike shkojnë krahas njëra-tjetrës dhe janë thelbësore për paqe të qëndrueshme, progres dhe mirëqenie sociale për të gjithë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Davenport folën edhe për qendrat mësimore të dedikuara për pakicat si mekanizma të rëndësishme në uljen e numrit të fëmijëve rom, ashkalinj dhe egjiptian që braktisin shkollën dhe që mundësojnë integrimin e mëtejmë të tyre në sistemin arsimor.

Michael Davenport

Duke vendosur theksin te nevoja për mbështetje për këto qendra, kryeministri tha se integrimi bëhet më i mundshëm atëherë kur qytetarët e Republikës së Kosovës mësojnë dhe punojnë së bashku.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT