Vajza me këmbët më të gjata në botë

Një vajzë 19-vjeçare nga Teksasi, e cila theu jo vetëm një, por dy Rekorde Botërore Guinness për këmbët e saj të gjata.

Ajo ëstë Maci Currin, me gjatësi 2 metra e 7 cm e gjatë, pasi lartësia e këmbës së saj të djathtë është 1.35 cm dhe këmba e saj e majtë arrin në 1.34 cm.

Maci Currin

“Bota nuk është e ndërtuar për njerëz më të gjatë dhe ndonjëherë është e bezdisshme. Më duket sikur gjithçka është ndërtuar për një madhësi, ‘madhësinë ideale’. Shpeshëher njerzit më ndalin në rrug për t’më bërë pyetje të ndryshme. Nuk e kam problem t’u përgjigjem, ata janë thjesht kureshtarë. E vetmja gjë që nuk më pëlqen është kur njerëzit më bëjnë foto pa lejen time. Është thuajse një shkelje e privatësisë – dhe ata as që e kanë mendjen për këtë”, ka thënë Maci Currin.

Në vitin 2021, Currin u nderua me dy rekorde botërore – një për këmbët më të gjata femërore dhe një tjetër për këmbët më të gjata adoleshente.

Gjatësia e këmbëve të saj thuhet se është pothuajse e njëjtë me gjatësinë e aktorit Danny DeVito. Megjithatë, në vend që të fshehë shtatin e saj të zgjatur dhe të largohet nga syri i publikut, Currin po e përdor atë për mirë përmes llogarive të saj në mediat sociale.

Maci Currin
Maci Currin

“Unë thjesht dua të dëshmoj se vajzat e gjata si unë mund të jenë tërheqëse. Që kur [videoja ime u bë virale], familja ime më inkurajoi të bëja postime në lidhje me gjatësinë dhe përvojat e mia. Nëpërmjet postimeve, mësova dashurinë për veten dhe pranimin e vetvetes dhe doja të përpiqesha të tregoja se të qenit i gjatë nuk është aq e keqe sa njerëzit mendojnë se është”, ka thënë Currin.

Sipas raportimeve, ajo e bëri llogarinë e saj në TikTok si një shaka, por ajo fitoi vëmendjen dhe ndjekësit e papritur pasi një nga videot e saj mori 36.1 milion shikime.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT