Ekipi nga Kosova XTEAM kualifikohet në ligën ESEA Avanced CS:GO

Pas tre muajsh me ndeshje të shumta në ligën ESEA Main, ekipi nga Kosova XTEAM ka siguruar pjesëmarrjen në sezonin e 42-të, të ligës ESEA Advanced, në Counter-Strike: Global Offensive (CS:GO).

Ekipi XTEAM po vazhdon të krijojë suksese që nga formimi i tyre, pasi së fundmi dolën edhe fitues të turneut evropian CEE CHAMPIONS, ku morën me vete çmimin prej 15 mijë dollarësh.

Menaxheri i skuadrës XTEAM, Ismail Jupolli, në intervistë për Portalin Dukagjini, ka thënë se fitorja në CEE Champions, është arritja më e madhe e ekipit nga Kosova, dhe se pas sezonit të verës presin ftesa nga disa turne të ndryshme.

Edhe pse nuk e nisën mirë në ‘play-off’, ekipi XTEAM arriti që të rikthehet duke e mposhtur të martën ekipin Make your Destiny, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, kështu duke e siguruar pjesëmarrjen në sezonin e ardhshëm të ligës ESEA Advanced.

Tani në sezonin e radhës të ESEA Advanced, ekipi nga Kosova do të garojë me shumë skuadra të cilat janë të një niveli më të lartë se liga ESEA Main.

Pjesë e kësaj lige është edhe ekipi shqiptar BLINK, të cilët së fundmi nuk kishin sukses që të sigurojnë vendin për ligën tjetër më të lartë.

Në kohën kur janë duke triumfuar ekipe të ndryshme botërore në lojën e Counter-Strike:Global Offensive (CS:GO), ekipi nga Kosova XTEAM në ranglistën botërore zë vendin e 88-të. Ky ekip është duke u përpjekur të arrijë në kampionatin më të madh të CS:GO, Major Championships, të njohura zakonisht si ‘Majors’.

Fitorja në CEE Champions, arritja më e madhe e XTEAM

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...