Distria Krasniqi ka arritur që fitojë medalje të artë, në Lojërat Mesdhetare, të cilat janë mbajtur në Algjeri, ndërsa Flaka Loxha i ka sjell Kosovës, medaljen e bronztë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është gëzuar kësaj arritje të xhudistëve, e cila përmes rrjetit social Facebook, ka uruar për këto fitore.
“Dy medalje në xhudo në një ditë, fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!”.
“Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias”, ka shkruar Osmani.
Për këtë ka reaguar, edhe trajneri i sportit të xhudos, Driton Kuka.
Ai përmes një postimi në Facbook, ka thënë “Një e artë një e bronztë, një vend i 7”.

Të mërkurën e 29 qershorit, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur në finale të lojërave mesdhetare “Oran 2022”, ku edhe ka fituar medaljen e artë.
Kampionia olimpike arriti të mposhtë spanjollen, Ana Perez.
Ndërsa, xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë.