Tregu britanik do të ketë prurje të reja të veturave në vitin 2023

Prodhuesi kinez i veturave elektrike ka synuar që në vitin 2023 të fillojë shitjen e veturave të tyre në Britani dhe në vendet e tjera.

Kjo kompani është themeluar nga Fu Qiang në vitin 2017, shef i shitjeve në Volvo dhe Gary Gu.

Kompania ka një fabrikë në Shangai me një kapacitet vjetor të prodhimit të 300,000 njësi.

Kompania e veturave në pronësi të Fu Qiang ka qendrën e saj për studim e zhvillim dhe fabrikën e baterive në Mynhen të Gjermanisë.

U5 SUV

“Kemi parë një interes të konsiderueshëm në Britani, e gjithashtu edhe te tregjet ku timoni i veturës gjendet në anën e djathtë në Azinë juglindore, duke përfshirë edhe Japoninë”, bëri të ditur shefi ekzekutiv i Aiways për tregun e jashtëm, Alex Close për “Auto Car”.

Nëse ky plan realizohet, atëherë Aiways do të futet në tregun britanik me U5, një SUV elektrik i cili është model i veturës që për herë të parë ka filluar të shitet më 2018.

U5 është 4.7 metra i gjatë me një bazë të rrotave prej 2.8 metrash. Bateria e kësaj veture është prej 63kWh për një distancë prej 402 kilometrash.

 

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT