Çitaku: Për disa, ushtarë të mirë janë vetëm ushtarët e vdekur

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin sociali Facebook, ku ka thënë se shteti i Kosovës nuk është duke e ditur t’i trajtojë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çitaku ka dhënë një shembull se si duhet të respektohen ata/o që kishin veshur uniformën e UÇK-së.

“Merrni pak mësim, nga SHBA-ja,  se si trajtohen veteranët”, ka shkruar Çitaku.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Ajo nuk i ka ndalur kritikat e saj, ndaj atyre që nuk po i respektojnë ata që kishin qenë të gatshëm për sakrificën më sublime.

Mirëpo, Çitaku ka konstatuar se “nevoja për liri është produkt i vetëdijes”.

Ajo ka përfunduar duke thënë se “për disa, ushtarë të mirë janë vetëm ushtarët e vdekur”.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT