Parandalohet kontrabanda e 2 mijë e 400 litrave të alkoolit etilik nga Mitrovica e Veriut

Të enjten e 30 qershorit, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2 mijë e 400 litrave të alkoolit etilik.

Sipas njoftimit, pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësitë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e këtij automjeti.

Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2 mijë e 400 litra.

Vlera e mallit vlerësohet të jetë 43 mijë euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14 mijë e 300 euro.

Ndërkaq, mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore.

Alkool etilik

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...