Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Pas kësaj fitoreje, Kosova gjithsej numëron katër të tilla në “Oran 2022”.
Fazliu ka triumfuar në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë përballë xhudistes spanjolle, Perez Cabana.
Përvec, Fazliut, në këtë garë, Distria Krasniqi ka marrë medalje të artë, të bronztë Flaka Loxha dhe një medalje tjetër arriti ta sigurojë boksieri Shpëtim Bajoku.
Kosova ka mundësi ta fitojë edhe një medalje në xhudo nga Akil Gjakova, i cili do të ndeshet për medaljen e bronztë.