Zyrtare: Ramiz Bytyqi përforcimi i ri i Prishtinës

FC Prishtina ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror, ku tani ka angazhuar mbrojtësin Ramiz Bytyqi.

Mbrojtësi anësorë i bashkohet Prishtinës nga Ballkani ku ka nënshkruar kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2025.

Bytyqi vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.

Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.

23-vjeçari me Ballkanin edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21.

Ramizi pas prezantimit te Prishtina e ka dhënë një̈ prononcim për faqen zyrtare të klubit ku foli për objektivat që ka me skuadrën e tij të re.

“Të gjithë e dinë se Prishtina është klub i madh dhe pas bisedës me trajnerin Ismet Munishi vendosa t’i bashkohem ekipit. Jam shumë i lumtur me këtë fakt”.

“Synimet personale janë që të kem paraqitje sa më të mira me ekipin dhe t’i arrijmë objektivat që i ka klubi”, tha Bytyqi. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...