FC Prishtina vazhdon me përforcime, tani me brazilianin Marclei Santos

FC Prishtina ka prezantuar transferimin e tretë brenda ditës së premte dhe të pestin në afatin kalimtar veror.

Sulmuesi brazilian, Marclei Cesar Chaves Santos, është  është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

33-vjeçari ka përvojë në futbollin kosovar, pasi më parë ka luajtur edhe për Feronikelin, Arbërinë dhe Ulpianën së fundmi.

Braziliani pas nënshkrimit të kontratës i ka dhënë deklaratat e para si futbollist i Prishtinës për faqen zyrtare të klubit.

Ai ka deklaruar se në klubin e Prishtinës është ftuar nga trajneri Ismet Munishi, dhe se herën e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka luajtur kundër Prishtinës, por ai ka thënë  se është mahnitur nga fusha.

“Te Prishtina më ka ftuar trajneri Ismet Munishi. Dua të them se jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Kur erdha në Kosovë dhe luajta kundër Prishtinës për herë të parë në atë stadium, u mahnita menjëherë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa synimet me Prishtinën ai ka thënë se janë që të dërgojë sa më lartë  ekipin.

“Synimet me Prishtinën janë që ta dërgojmë sa më lartë ekipin, të shënoj sa më shumë gola në mënyrë që t’i arrijmë synimet që i kemi së bashku”, është shprehur Santos.

Gjithashtu, ai ka premtuar se do të bëjë më të mirënh në mënyrë që të festojë së bashku me lojtarët e klubit FC Prishtina, titullin e kampionit.

Santos ishte përforcimi më i bujshëm i skuadrës në elitën e futbollit kosovar, Ulpianës.

Nga braziliani, është shpërblyer Federata e Futbollit të Kosovës me çmimin “Ylli i Javës” së pestë në kampionatin elitar të Kosovës, në vitin 2021.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...