Kryeparlamentari Konjufca përkujton 2 korrikun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka përkujtuar atë që njihet si Deklarata Kushtetuese, në përvjetorin e 32-të të saj.

Konjufca është shprehur se ngjarja e vitit 1990-të, i ka paraprirë edhe ngjarjeve të tjera më madhore, sic është ajo e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

“Në kujtim të 32-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese i përkulemi me pietet aktit patriotik të delegatëve që çuan në vend vullnetin gjithëpopullor për liri e mëvehtësi, luftës së lavdishme të UÇK-së dhe përpjekjeve e sakrificave të shumë brezave për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Me 2 korrik të vitit 1990, 114 delegatë të pjesëve të ndryshme të Kosovës, e kishin miratuar publikisht Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave. Ky ishte një akt historik i pritur moti, dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbia.

Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, që në popull njihet edhe si Deklarata e Pavarësisë, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, e me këtë ata edhe formalisht Kosovën e shpallën Republikë.

Delegatët e Deklaratës Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës, në vitin 1990

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...