Amerika e përkrah propozimin europian për Maqedoninë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin propozimin europian për Maqedoninë e Veriut dhe këtë e konfirmon edhe ambasadorja amerikane në vend, Kate Byrnes.

Ne kemi mbështetur prej kohësh të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe tani shohim një rrugë për ta çuar atë përpara, ka theksuar më tej në postimin e saj ambasadorja amerikane.

“SHBA mirëpret debatin në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Ne kemi mbështetur prej kohësh të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe tani shohim një rrugë për ta çuar atë përpara”, ka shkruar ambasadorja amerikane në vend, Byrnes.

https://www.facebook.com/photo?fbid=417839660382879&set=a.300383862128460

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT