Kosovarët të interesuar për pasaportën e Shqipërisë, dyfishohen kërkesat

Zëvendësministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë, Andi Mahila, ka treguar statistika për mediumin TV Klan,  ku ka thënë se “Ka një rritje të kërkesave për fitimin e shtetësisë shqiptare. Nga 2019 ku kemi pasur 485 kërkesa aplikime për përfitimin e shtetësisë shqiptare, në 2022 deri tani kemi 834 kërkesa. Pra kemi një dyfishim të numrit të kërkesave të shtetasve të huaj për fitimin e shtetësisë shqiptare”.

Kosovarët janë  të parët që dëshirojnë të pajisën me shtetësinë shqiptarë , ndërsa pasohen nga turqit të cilët gjithashtu duan pasaportën e Shqipërisë.

“Shtetas të shteteve të tjerë që kërkojnë nënshtetësinë shqiptare janë ata që janë martuar me shtetas shqiptar, në numër të paktë janë shtetas të BE që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri” ka treguar Mihila.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshëm i Shqipërisë, Andi Mahila

Ai ka shpjeguar dhe ligjin për shtetësinë, ku ka thënë se “ligji iu ka dhënë mundësinë përfitimit të shtetësisë shqiptare edhe me origjinë. Pra ata shtetas, prindërit e të cilëve kanë qenë me shtetësinë shqiptare, sot marrin me një procedurë më të thjeshtë shtetësinë shqiptare”.

Tutje, ai ka dhënë detaje se sa vite duhet të qëndrosh në Shqipëri për tu pajisur më shtetësinë shqiptare.

Shata vjet i duhen një shtetasi të huaj të qëndroja në Shqipëri  pa shkëputur,  që të marrë shtetësinë shqiptare.  Përveç kësaj ka një mënyrë tjetër që  pritja ulët, dhe ajo është kur ndodhe një  martesës me një shtetas apo shtetase shqiptare duhet të qëndrojë vetëm tre vjet në shtetin shqiptar që t’i mundësohet  mundësia që të aplikojë për nënshtetësinë shqiptare.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...