Zaev: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë siguruar

Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar në lidhje me propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Zaev thotë se me propozimin në fjalë është ruajtur gjuha dhe identiteti maqedonas.

“Çështja më e rëndësishme, gjuha maqedonase she isentiteti maqedonas janë të siguruara dhe garantuara në kornizën e negociatave dhe me këtë njihen dhe pranohen nga BE-ja. Kjo është e para dhe absolutisht më e rëndësishmja. Protokolli që do të nënshkruanin Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria bullgare shpjegon rrugën për tejkalimin e çështjeve të hapura që janë të zgjidhshme. Ndërtimi i marrëdhënieve të mira dhe miqësore me fqinjët është thelbësor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e një rajoni siç është Ballkani Perëndimor. Prandaj, ne nga pala maqedonase dhe kolegët tanë nga pala bullgare duhet të punojmë së bashku për të mbyllur çështjet e hapura. Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që në bisedime të ruhet plotësisht dinjiteti kombëtar i të dyja palëve” ka thënë Zaev.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT