Disa të vdekur nga të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagë

Disa persona janë vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin danez, Kopenhagë, ka njoftuar policia.

Duke njoftuar për vdekjet, shefi i policisë Soren Thomassen ka bërë të ditur se një 22-vjeçar danez është arrestuar në lidhje me sulmin, raporton BBC.

Tutje, ai ka shtuar se motivi ishte i paqartë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që të jetë sulm terrorist.

Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për skena kaotike, kur të shtënat janë dëgjuar në qendrën tregtare Field’s në Kopenhagë.

Deri më tani një person është arrestuar, ndërsa numri i viktimave nuk dihet ende.

Policia ka marrë të gjitha masat e sigurisë, ku ka bllokuar të gjitha rrugët. Ndërsa, në vendin e ngjarjes janë edhe ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësve.

Tutje dëshimtarja okulare, Emilie Jeppesen, i ka thënë gazetës Jyllands-Posten se “Ju nuk e dinit se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo”.

Fotografia e të dyshuarit për të shtënat në qendrën tregtare Field’s. Foto: Mahdi Al-Wazni / BYRD

Një tjetër dëshmitar, Mahdi Al-Wazni, ka thënë për TV 2 se, sulmuesi mbante në duar “një pushkë gjuetie”.

Kryebashkiakja e Kopenhagës, Sophie Andersen, ka shkruar në Twitter se zyrtarët nuk janë të sigurt se sa njerëz janë lënduar në këtë sulm. Sipas saj, incidenti është “shumë i rëndë”.

Field’s është qendra më e madhe tregtare në Danimarkë, me mbi 140 dyqane dhe restorante.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...