Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Kulturës

Zëvendësministri i Kulturës, Sejnur Veshall, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se është liruar nga kjo pozitë, ku sipas tij kjo ka qenë kërkesë e partisë e cila i është propozuar.

Ai është shprehur se është faktorizuar si rom në qeveri dhe asgjë më tepër.

“Unë kam punuar, asgjë më teper. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për cështje personale. Kam punuar me cmund e përkushtim, vetëm se ti proklamoj afinitetet e pjestarëve të komunitetit, dhe e bëra,” ka shkruar Veshall.

Ndër të tjera Veshall ka shkruar, “Tu bë e padrejtë, tha kryeministri” duke shtuar edh vendimin në postimin e tij.

“Ju falemnderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falenderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën,” shtoi ish-zëvendësministri.

Vendimi

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT