Përjetoni magjinë e Shëngjinit, në resortet ku ajo që ofrohet tejkalon atë që kërkohet

Nga plazhet e përkryera tek lagunat si kristali dhe peisazhi i jashtëzakonshëm në të cilin shtrihet, Shëngjini është ndër vendet më të veçanta për t’i kaluar qetësisht ditët e zhurmshme të verës.

I ndërtuar mbi një kryqëzim të këtillë dhe me arkitekturë elegante, akomodim modern e hapësira të menduara deri në detaje, është “Delfin Resort”, adresa e shumëkërkuar për ta shijuar Shëngjinin.

Drejtoresha e përgjithshme e këtij resorti Klotilda Matija, ka thënë se ky resort iu ofron apartamente të mrekullueshme, ku mund të shijoni kafen e mëngjesit apo edhe qetësinë e mbrëmjes. Ajo që ju mbetet është vetëm të zgjidhni pamjen nga deti apo atë nga mali.

“Delfin Resort” gjendet mes dy zonave bregdetare ranore, më të frekuentuara të Lezhës: Shëngjinit dhe ai i Kunes. Vetëm pak kikometra na ndajnë me parkun natyror të Kune- Vainit.

“Delfin resort” iu ofron akomodim në hotel me pesë yje, shërbimin në restaurante me menu të përzgjedhur, shërbimin ebarit, picerisë, mundësi zgjedhje mes pishinës dhe plazhit privat”.

Ndërkaq, për të gjithë ata që ditën e shohin si kapërcim në kohën e pamjaftueshme të natës, muzika live do t’ua bëjë të paharrueshme secilën natë.

E nëse dëshironi të pushoni mes freskisë së pishave dhe bukurisë natyrore të Ranës së Hedhun, mund të qëndroni në njërin prej resorteve më të frekuentura në bregdetin Adriatik.

“Prince Adriatik Resort”, ngrihet në një kombinim fantastik të peisazhit malor, bregdetit të kthjellët, kombinuar me shijen e gastronomisë së përzgjedhur dhe mikpritjen e ngrohtë.

Drejtoresha e përgjithshme e këtij resorti, Ina Xhafa, ka thënë se në  këtë resort mund të zgjedhni mes dhomave standarde, atyre deluxe dhe suitave të mrekullueshme.

“Ne aktualisht disponojmë 81 dhoma që janë pjesë e hotelit. Padiskutim janë të standardeve dhe kapaciteteve të ndryshme dhe pesë pika të ndryshme shërbimi që i vijnë në shërbim klientëve tanë. Klientët mund të zgjedhin kuzhinën medhetare me produkte të detit, gjithashtu kemi picerinë, ‘beach bar’, kemi hapësira për fëmijët, sepse ne i japim shumë fokus familjeve”, ka thënë Xhafa për RTV Dukagjinin.

Nga dielli përvëlues dhe freskia e ujit kristal tek perëndimi i diellit nën tingujt e muzikës. Për momente të paharrueshme, larg zhurmës së qytetit dhe në fresinë e pishave dhe ranën e hedhun, ky është resorti ideal.

Në Shëngjin.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...