‘The Sun’ shkruan se janë fejuar Rita Ora dhe Taika Waititi – çifti thuhet se janë kthyer në Londër për të jetuar për ca kohë

Këngëtarja Rita Ora është kthyer në Britani të Madhe me të fejuarin e saj regjisor.

Ylli i muzikës dhe Taika Waititi u panë dje së bashku për herë të parë që nga fejesa – teksa u transferuan në rezidencën e saj në Londër, shkruan The Sun.

Rita, 31 vjeçe, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit në Los Angeles dhe Australi, kishte veshur një bluzë të zezë sportive dhe mbulesë teksa mbante shishe me ujë, ndërsa regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re Taika, 46 vjeç, ishte i veshur me një xhaketë xhins dhe kapele bejsbolli.

Foto: Click News and Media

Ata më vonë u mbajtën për dore teksa shëtisnin në një pijetore pranë pronës së Londrës Veriore që Rita e bleu për tetë milionë funte vitin e kaluar.

Një kalimtar që i pa ata tha: “Është e pazakontë të shohësh Ritën në lagje këto ditë – ajo bleu shtëpinë, por u largua nga vendi pothuajse menjëherë më pas dhe mezi ka kaluar kohë atje”.

Foto: Click News and Media

“Por ata po blinin gjëra dhe po ngarkonin disa gjëra të tjera dhe është e qartë se ky do të jetë vendi ku ata e quajnë shtëpi, të paktën për një kohë”.

“Ata janë një çift shumë shëtitës, dhe kanë shtëpi në të gjithë vendin, por dukej sikur kjo ishte një lëvizje mjaft e përhershme duke parë sjelljen e tyre”, shto burimi.

Foto: Click News and Media

Rita filloi të takohej me regjisorin e “Thor: Ragnarok”, Taika Waititin, 18 muaj më parë.

The Sun zbuloi muajin e kaluar se ata ishin fejuar dhe po përgatisnin një ceremoni të qetë përpara një feste të mrekullueshme më vonë gjatë verës.

Foto: Click News and Media

Rita, një trajnere në “The Voice Australia”, u largua nga Mbretëria e Bashkuar mes zemërimit për festën e ditëlindjes së saj të 30-të të realizuar në nëntor të vitit 2020, duke bërë një shkelje famëkeqe të rregullave anti-COVID aso kohe, gjë për të cilën u gjobit nga Policia Metropolitane. /Telegrafi/

Foto: Splash

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT