Kush është autori i sulmit në paradën e Illinois? Reperi që “peshon” 100 mijë dollarë dhe ka 16 mijë dëgjues në Spotify

Policia e Chicagos ka arrestuar Robert E. Crimo, 22-vjeç, i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave në paradën e 4 korrikut, si dhe plagosjen e dhjetëra tjerëve.

Crimo në fakt është reperi i njohur me emrin artistik Awake, i cili në Spotify ka mbi 16 mijë dëgjues në muaj dhe “peshon” 100 mijë dollarë, transmeton Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=aa7QCR-aNGM

Në videoklipet e postuar online, Crimo aktronte kinse po shtien me armë mbi njerëzit, e në një video shihet duke hedhur plumba në dyshemenë e një klase dhe bartë jelek antiplumb, dhe bën shaka në llogari të vrasjeve të shumta që po ndodhin nëpër shkollat amerikane.

Crimo u arrestua pas intervenimit të policisë, kurse mediat amerikane raportojnë se babai i tij 58-vjeç, Boby është pronar i një dyqani dhe në një moment të caktuar kishte kandiduar për kryetar të Highland Park (ku edhe ndodhën të shtënat), por humbi nga kundërkandidati nga radhët e liberalëve që këmbëngulte për kontroll të rreptë të armëve.

https://www.youtube.com/watch?v=L-cs1UUC0g8

E ëma e Crimos, Dennise Pesina, 48-vjeçe, ishte arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. E ëma e tij, është një mormone dhe mbështetëse e metodave alternative të shërimit.

E Crimo ishte filmuar në vitin 2020 në një tubim të ish-presidentit amerikan Donald Trump, ku kishte veshur rroba të çuditshme. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT