Osmani për vizat: I kemi plotësuar kushtet, nuk do ta rikthejmë procesin nga fillimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po merr pjesë në një Forum diskutimi në Slloveni, ka ripotencuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Sipas Osmanit, janë disa shtete të Bashkimit Evropian, të cilat ajo i ka cilësuar si “zëra të vetmuar”, të cilat dëshirojnë ta kthejnë procesin e liberalizimit të vizave në pikën zero, kjo sipas Osmanit është e papranueshme për Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne presim që BE-ja të marrë masa sepse i kemi plotësuar kushtet. Janë disa zëra të vetmuar në BE që thonë ‘ta kthejmë procesin në zero dhe ta rivlerësojmë’. Kjo për ne është e papranueshme”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Presidentja Osmani, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara nga BE-ja, madje më shumë se sa vendet e tjera.

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës

“Imagjinoni sikur edhe vendet tjera të jenë të detyruara ta bëjnë këtë. Ne kemi qenë të detyruar që t’i përmbushim 94 kushte, pra më shumë se vendet e tjera. Ajo që kemi nevojë tani është që Komisioni Evropian të thotë ‘PO’. Ne duam të jemi optimistë dhe shpresojmë që liberalizimi i vizave të ndodh sa më shpejtë”, ka vijuar presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, ka folur edhe për ndikimin rus në Ballkan, ku sipas saj Rusia përmes Serbisë po tenton ta shtrijë ndikimin e saj edhe në shtetet tjera.

“Serbia në vend që të orientohet kah BE-ja, është kthyer nga Moska. Duket qartë së po tenton të ecë në dy rrugë në të njëjtën kohë, por këto rrugë janë në drejtime krejt të kundërta”.

Ajo foli edhe për vendet tjera, si Bosnjë Hercegovina, për të cilin tha se bashkë me kosovën duhet të jenë pjesë të NATO-s.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...