Deputetja e VV-së, Adelina Grianca lind binjakë – një vajzë dhe një djalë

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca është bërë nënë për herë të parë.

Grainca ka lindur binjakë, një vajzë dhe një djalë të cilët janë pagëzuar me emrat Malea dhe Malini.

Nëna e re dhe foshnjat që kanë ardhur në jetë më 1 korrik janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Foto: Adelina Grainca/Facebook

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja tjetër e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila që së bashku me deputeten Saranda Bogujevcin e kanë vizituar deputeten pas lindjes.

“Sa gëzim e shpresë sjellin lindjet dhe jeta e re! Sot iu gëzuam ardhjes në jetë të vajzës dhe djalit të koleges tonë, Adelina Grainca, Maleas dhe Malinit, të cilët erdhën në jetë të Hënën, 1 Korrik! Vajzës dhe djalit, i urojmë jetë të gjatë, me shëndet e fat dhe shumë gëzime për familjen e re! Adelina dhe fëmijët janë me shëndet dhe disponim të mire”, ka shkruar Kusari-Lila në mbishkrimin e fotografisë që ndau në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë që Grainca kurorëzoi dashurinë me martesë me Erblin Maliqin në gusht të vitit të kaluar.

Adelina përndryshe u zgjodh deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021 si pjesë e PDK-së, por që më pas kaloi në LVV. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT