Ishulli Hashima, rrëfimi për vendin dikur të mbipopulluar, por tani të braktisur dhe me një histori të errët në Japoni

Ata që kërkojnë të shohin se si do të dukej Toka nëse njerëzit do të zhdukeshin, ndoshta një gjë të tillë do të mund ta shohin te ky ishull i frikshëm, i braktisur dhe me një histori jo pak interesante.

I shtrirë rreth 15 kilometra larg bregut të Japonisë pranë qytetit Nagasaki, ishulli Hashima është një nga vendet më drithëruese të planetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe besoni apo jo, dikur ishte një nga zonat më të dendura të populluara në botë.

Popullsia e tij është zero, por kur bëhet fjalë për “histori fantazmash”, nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

Hashima ishte fillimisht një vend i minierave të qymyrit gjatë viteve 1800 derisa rezervat u shteruan në vitet 1970.

Ndërsa benzina e kaloi qymyrin si burimi më popullor, popullsia e tij u pakësua.

Që atëherë, ndërtesat e tij prej betoni kanë filluar ngadalë të shkërmoqen ndërsa ishulli është “rikuperuar” nga natyra.

Por historia e Hashima-s është shumë më e keqe se një “bum dhe rrënim i thjeshtë” gjatë 150 viteve të fundit.

Në Luftën e Dytë Botërore, të burgosurit kinezë të luftës u sollën në ishull së bashku me emigrantët koreanë të shfrytëzuar nga sistemi.

Të detyruar për të punuar në kushte të vështira, shumë prej tyre vdiqën nga uria ose nga lodhja.

Që atëherë, ishulli është quajtur si një ishull që mishëron ‘historinë e keqe’ të Japonisë dhe ‘të këqijat e industrializimit’.

Por e kaluara e tij e errët e ka kthyer Hashima-n në një atraksion të madh turistik në vitet e fundit, përcjell Telegrafi.

Aty madje është bërë një pjesë e xhirimeve të Skyfall të James Bond-it.

Tashmë e listuar si një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Hashima më parë ishte në pronësi të gjigantëve të prodhimit Mitsubishi pasi ata blenë ishullin në vitin 1890 kur industrializimi po rritej me shpejtësi.

Kompania ndërtoi mure të forta për të fortifikuar ishullin dhe më vonë ndërtuan blloqe apartamentesh prej betoni, një shkollë dhe një spital.

Për t’i mbajtur punëtorët të argëtuar, Mitsubishi ndërtoi gjithashtu banja komunale, një pishinë, kopshte, një klub dhe madje edhe një sallon “pachinko” – një lojë popullore japoneze.

Mendohet se betoni është përdorur për të ndërtuar të gjithë infrastrukturën e ishullit për shkak të nevojës për ta mbrojtur atë nga dallgët gjatë stuhive.

Pronësia e ishullit u transferua më vonë në qytetin e afërt të Takashima në vitin 2002, dhe tani është teknikisht nën juridiksionin e Nagasaki i cili “gëlltiti” qytetin e skajshëm tre vjet më vonë.

Ishullit iu dha statusi i trashëgimisë botërore së bashku me vende të tjera industriale shtatë vjet më parë, por vetëm pasi zyrtarët japonezë ranë dakord të pranonin përfshirjen e tij në punën e detyruar.

Fqinjët e Koresë së Jugut, vendasit e së cilës janë keqtrajtuar dhe diskriminuar në shoqërinë japoneze, e kishin kundërshtuar kërkesën për statusin e trashëgimisë derisa vendi të njohë historinë e tij.

Popullsia e Hashima-s arriti kulmin në pak më shumë se 5,200 në fund të viteve 1950, përpara se të binte me shpejtësi.

Dy dekada më vonë, ai u shpall zyrtarisht i braktisur dhe më vonë u rihap si një pikë turistike në 2009.

Megjithatë, turistët përballen me kufizime dhe nuk mund të vizitojnë nëse nuk janë në një turne zyrtar. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT