Kurti ka takuar teoricienin botëror Francis Fukuyama

Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist”, pas panelit ku ishte folës Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte një me Francis Fukuyamën, teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.

Francis Fukuyama është teoricien, economist politik, shkencëtar politikë dhe shkrimtarë.

Fukuyama është i njohur për librin e tij “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, libër në të cilin Fukuyama argumenton se historia duhet parë si një proces evolucionar dhe se fundi i historisë, në këtë kuptim, është demokracia liberale, pra kjo është forma përfundimtare e qeverisjes për të gjitha kombet.

Francis Fukuyama.

Kurti e ka njoftuar teoricinenin Fukuyama, për zhvillimet ekonomike dhe progresin në Kososvë.

“Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof.Fukuyamën duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Gjithashtu, ata kanë diskuatuar se qka mund të mesojmë, nga historia dhe teoria për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen.

Kryeministri e ftoi Fukuyamën të vijë në Prishtinë e ta vizitojë Republikën e Kosovës, përfundon njoftimi.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT