Mediat argjentinase nuk iu besojnë fjalëve të Marrotas për Dybalan, sipas tyre marrëveshja është mbyllur – pritet një largim nga Interi

Pavarësisht deklaratave të Beppe Marottas se Paulo Dybala nuk do të vije te Interit, gazetarët në Argjentinë, janë të bindur se gjithçka është mbyllur.

Mediat argjentinase raportojnë se Dybala dhe klubi i Interit kanë arritur tashmë marrëveshjen për të gjitha detajet.

Dybala vijon të shijojë pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Marotta i ka premtuar se sapo të largohet ndonjë nga sulmuesit aktualë, ai do të vijë menjëherë të firmosë kontratën në Milano.

Pikërisht numri i lartë i sulmuesve në dispozicion të Simeone Inzaghit, plot gjashtë momentalisht, ka bërë që te Interi të ndalen disi dhe të marrin kohë para se të zyrtarizojnë Dybalan.

Megjithatë palët janë optimist se do të mund të mbyllin gjithçka brenda 15 korrikut.

I pari që do të lirojë vend është Andrea Pinamonti, që kërkohet me ngulm nga Atalanta dhe dy klubet zikaltër po negociojnë mbi çmimin e kartonit.

Ndërkohë, zikaltrit shpresojnë që të sistemojnë sa më shpejt edhe dyshen nga Kili, Sanchez-Vidal, të cilët së bashku peshojnë 22 milionë euro në buxhetin e pagave.

Vetëm pas largimit të Alexis Sanchez, te Interi do t’i hapet dera për Dybalan, që bashkë me Romelu Lukakun, Edin Dzekon dhe dy argjentinasit Lautaro Martinez e Joaqiun Correa, do të jenë 5 sulmuesit që do të mbajnë peshën e repartit sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT