Vendet e NATO-s nënshkruajnë protokollet e pranimit për Suedinë dhe Finlandën

Të 30-at shtete anëtare të NATO-s, nënshkruan Protokollet e Anëtarësimit për Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me Aleancën e NATO-s.

Këtë e ka bërë të ditur, Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i cili është shprehur se kjo ditë është historike për sigurinë gjithëpërfshirëse ndaj vendeve transatlantike.

“Kjo është një ditë historike për Sigurinë Transatlantike. Dera e NATO-s mbetet e hapur dhe ne jemi, së bashku më të fortë”, ka deklaruar Blinken, në rrjetin social Twitter.

Protokolli nënkupton se Finlanda dhe Suedia mund të bashkohen në takimet e NATO-s dhe të kenë akses më të madh në Aleancë, por nuk do të mbrohen nga një klauzolë mbrojtëse e aleancës, që një sulm ndaj një aleati është një sulm kundër të gjithëve, deri në ratifikim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s së bashku me krerët dhe ministrat e jashtëm të Turqisë, Finlandës dhe Suedisë në Madrid, Spanjë, më 28 qershor 2022.

Ceremonia e nënshkrimit vjen pas një vendimi gjatë një samiti të NATO-s në Madrid javën e kaluar për të ftuar Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën.

Ai erdhi pas disa grindjeve me Turqinë, anëtare e NATO-s, e cila i kishte bllokuar vendet nga bashkimi për ankesat historike rreth asaj që Ankaraja e shihte si mbështetje për grupet militante.

30 ambasadorët dhe përfaqësuesit e përhershëm miratuan zyrtarisht vendimet e marra në një samit të NATO-s në Madrid, kur krerët e vendeve anëtare ftuan fqinjin e Rusisë Finlandën dhe partnerin skandinav Suedinë që t’i bashkoheshin klubit ushtarak.

‘Moment historik’, Finlanda dhe Suedia i afrohen anëtarësimit në NATO

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...