Grubi: VMRO, Levica dhe ASH e inskenuan incidentin e mbrëmshëm

Për zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, incidenti i mbrëmshëm në sheshin Skendërbeu në të cilin mbështetës i Aleancës për Shqiptarët shtiu me armë në drejtim të protestuesve dhe mbështetësve të VMRO-së dhe Levicës është i inskenuar pikërisht nga këto tre parti, njofton indeks.mk.

Grubi thotë se një ngjarje e tillë është për tu gjykuar dhe është e papranueshme dhe se është pasojë e koalicionit të pesë nëntorit “shumicë e re 61”.

“Ajo që ndodhi dje është për tu gjykuar dhe e pa-pranueshme dhe jo vetëm që i ngjanë, por është skenarë mes VMRO-së, “Levicës” dhe Aleancës për Shqiptarët dhe këto janë pasojat e koalicionit të 5 nëntorit pikërisht këtu në Kuvend. Kur dolën nga takimi zotërinjtë me shumicën e re, 61 dhe pasojat shihen sot. Politika nuk mund të udhëhiqet nga njerëz të papjekur, jo serioz. Veçanërisht, nuk mund të udhëhiqen as institucionet po as partitë politike sepse pasojat janë të mëdha”, deklaroi Grubi.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Shënohet Dita ndërkombëtare e të rinjëve

Fondacioni “ZAEV – Një shoqëri për të gjithë”, me rastin e 12 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të të rinjëve, vizitoi Amir Destanovskin nga “Qendra...

Zbulohen të nominuarit për lojtarin dhe trajnerin më të mirë të sezonit nga UEFA

schedule15:17 - 12 Gusht, 2022 UEFA ka shpalosur tre emrat kryesorë për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit dhe...