Haxhiu-Deliut: Goditje e madhe për Kosovën, nëse lexoni në mënyrë tendencioze opinionin e Komisionit të Venecias

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtuar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se është goditje për Kosovën nëse lexohet keq dhe në mënyrë tendencioze opinioni i Venecias.

“Uroj që raportuesit të mos e kenë dëgjuar Blerta Deliun, sepse ka keqlexime”, ka thënë Haxhiu.

Sipas Haxhiut, qasja e opozitës është e gabuar, sepse nuk duhet të diskutohet se kush është subjekt i këtij projektligji.

Sipas saj, Komisioni i Venecias dërgon këshilla ligjore për sundimin dhe funksionimin e ligjit.

Ajo ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria e parë që për një ligj të ndjeshëm konsultohet me Komisionin e Venecias.

“Në të kaluarën nuk kanë ndodhur situata të tilla. Cilindo ligj në gazetën zyrtare që dërgohet në Komision të Venecias, do të gjejë shumë vërejtje dhe gabime”, ka thënë Haxhiu.

“Në të kaluarën nuk janë luftuar peshqit e mëdhenj, prandaj ne mendojmë që është koha  kur institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura dhe profesionale”, ka shtuar ajo.

Sipas Haxhiut, VV-ja prej momentit kur ka hyrë në zgjedhje e ka pasur në programin qeverisës këtë projektligj.

“Kjo ua rrëzon pretendimet e kota që i përdorni për të hedhur poshtë një nismë që ka një qëllim të madh”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Blerta Deliu iu është kundërpërgjigjur ministres Haxhiu duke i thënë se “Dëgjova me shumë seriozitet dhe isha kureshtare të dëgjoj sqarimin tënd në raport me projektligjin në fjalë. Dua ta përgëzoj publikisht kryetarin e kuvendit që e ka ndaluar këtë kuvend që të marrë një vendim të dëmshëm që në radhë të parë është antikushtetues”.

Ajo ka thënë se pse Ministria e Drejtësisë nuk e ka drejtuar projektligjin në fjalë të Komisioni i Venecias për të marrë një raport përfundimtar.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu

“Mirë ka bërë kryetari Konjufca që e ka dorëzuar. Sepse 90 për qind e projektligjit të cilin e keni inicuar si ministri është kundërshtuar nga raporti i Komisitonit të Venecias”, ka përfunduar Deliu.

Ndërsa, Shefi i grupit parlamentar të  LDK-së, Arben Gashi për këtë projektligj ka thënë se është çështje shumë delikate dhe kërkon diskutim më të qetë në mënyrë më efikase.

No description available.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi

“Ideja ka filluar duke nisur nga disa premisa, kemi pasur dhe kemi akoma një sistem i cili ka qenë i çakorduar. Kemi pasur Agjencinë kundër korrupsionit, Prokurorinë që meret me korrupsion, Intelegjencën financiare që merret me elemente të korrupsionit, Task-forcën speciale antikorrupsion në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Policinë e Kosovës që merret me këtë punë, dhe cfarë ka ndodhur realisht, është se rastet kanë humbur në sistem qoftë qëllimshëm apo jo”, ka thënë ai.

Sipas tij, task-forca speciale antikorrupsion në kuadër të Zyrës së Kryeministrit nuk ka bazë ligjore të ekzistojë.

“Zgjidhja sipas nesh ka qenë Byroja Shtetërore e Hetimit që ia kemi lënë edhe emrin, por nuk ka qenë ideja që të krijohet një superinstitucion që iu mbivendoset institucioneve shtetërore, kushtetuese dhe ligjore. Ideja ka qenë që të jetë një organ kolegjial koordinues midis këtyre institucioneve. Ajo çfarë është propozuar këtu është komplet e kundërt, sepse bëhet një strukturë komplet tjetër që mbivendoset mbi institucionet ligjore dhe kushtetuese, dhe këtu është problemi i rrezikut që mund të vijë nga ky sistem që po propozohet”, ka shtuar Gashi.

Sipas Gashit, krejt ky sistem me një lehtësi operacionale, me një shumicë të thjeshtë në Kuvend është një instrument i mundshëm i manipulimit politik.

Ai ka thënë se mbivendosja shkakton problem jashtëzakonisht të madh dhe rrezik, sepse siç thotë ai, duhet të ketë sa më pak politikë e sa më shumë profesionalizëm.

Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj si kundërpërgjigje ndaj ministres Haxhiu ka thënë “Përkushtimin maksimal si LDK e kemi që t’iu ndihmojmë që të bëjmë diçka në konfisikimin e pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme, por nuk guxojmë dhe nuk lejojmë kurrë si LDK që me pretekste të tilla ta deformojmë dhe shkatërrojmë çkado që është ndërtuar e mirë në Kosovë dhe nëse ka diçka të mirë”.

Sipas tij, nuk duhet të bëhet relativizimi që po i bëhet Komisionit të Venecias.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

“Ju e keni dërguar vetëm 1 projektligj në Venecia dhe nuk i keni marrë rekomandimet e tyre siç duhet, prandaj e kemi çuar në Gjykatë Kushtetuese ne. Komisioni i Venecias duhet të merret me seriozitet të madh në secilin detaj. Nëse nuk i adresoni këto e që ne si komision është e pamundur që t’i adresojmë, ky projektligj është kundërkushtetues, është kundër konventave ndërkombëtare, është kundër vendimeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, dhe si i tillë nuk guxon të zbatohet”, ka shtuar Selmanaj.

Ai ka bërë thirrje që ky projektligj të tërhiqet.

“Tërhiqeni, inkorperojeni, ridizajnojeni edhe njëherë dhe silleni në Kuvend”, ka shtuar Selmanaj.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...