K.F Llapi dhe S.C Gjilani të enjten e 7 korrikut nisin aventurën e tyre në Ligën e Konferencës

Të enjten e 7 korrikut, të dy ekipet nga Superliga e Kosovës do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi dhe ekipi i Gjilanit e kanë mbyllur sezonin në pozitën e tretë në kampionat.

Llapi do të luajë ndeshjen e tyre ndaj Buducnostit të Malit të Zi, takim që pritet të zhvillohet në “Gradski Stadion Podgorica” me fillim nga ora 20:30.

Ilustrim

Në anën tjetër, Gjilani është nikoqir i ekipit nga Letonia, Liepaja, me takimin që pritet të nisë nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ilustrim

Të dy ekipet nga Kosova kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, janë të kompletuara dhe janë gati për rezultate pozitive nga ndeshjet e para të kësaj faze.

Ballkani luajti baras 1-1 si vendas ndaj Zalgirisit në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa Drita u mposht 1-0 në udhëtim te Inter Turku në kuadër të Ligës së Konferencës.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...