Shuplaka e Ziadin Selës për Taravarin: Për Danellën vendos partia, e jo ti!

Pas shkarkimit të Zudi Enuzit nga ana e Arsovskës ka reaguar Sekretari gjeneral i ASH Taravari duke thënë se koalicioni me Arsovskën prishet por jo me VMRO DPMNE.

Sot ka reaguar edhe ASH përmes zëdhënësit të saj duke thënë se për koalicionin vendos kryesia e partisë.

Kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët do të mbajë mbledhje në të cilën do të diskutohet për situatën e fundit të krijuar në vend si pasojë e protestave kundër propozimit francez.

Arben Zeqiri nga kjo parti tha se në mbledhje do të diskutohet edhe nëse ASh do të vazhdojë bashkëpunimin me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit.

“Nuk mund të sillen vendime individuale, qoftë për një drejtor, qoftë për një nënkryetarë të Qytetit të Shkupit, vendimi duhet të jetë partiak, politik dhe të analizohen mirë të gjitha rrethanat, por një të jeni të sigurtë, qoftë për emërime kadrovike, qoftë për funksionet, se kush do të shkojë atje, ne nuk jemi BDI që të vendos qoftë Danella Arsovska, qoftë, VMRO-DPMNE apo LSDM, se kush do të jetë funksionarë apo drejtor në një institucion të caktuar”, tha mes tjerash Zeqiri.

Edhe njëherë me këtë rast ka dal në pah ndasia mes Selës dhe Taravarit por mundohen të amortizojnë rastin.

Ndryshe sot nuk ka reaguar as dënuar shkarkimin e Kokës nga Arsovska as nga ana e ASH e as nga Taravari.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT