Ylli i Real Madridit, Camavinga, bëhet futbollisti i parë që ecën në pasarelë për Balenciaga

Ylli i Real Madridit, Eduardo Camavinga është bërë futbollisti i parë që ka ecur ndonjëherë në pasarelë për shtëpinë e famshme të modës Balenciaga, teksa mesfushori mori pjesë në Javën e Modës në Paris.

I njohur si një nga futbollistët e rinj të veshur me stil, mesfushori i Real Madrid ka veshur krijimet e stilistit gjeorgjian në një nga ngjarjet më të pritura me padurim në kalendarin ndërkombëtar të modës.

Camavinga në rrjetet sociale ka treguar disa pamje nga prapaskenat e ngjarjes.

Ai kishte veshur një xhaketë sportive të zezë dhe pantallona të zeza, derisa ecte në pasarelë si pjesë e koleksionit të 51-të të modës së Balenciaga.

Camavinga ishte padyshim i kënaqur që ishte pjesë e eventit special, teksa ndau klipe të ndryshme në InstaStory.

Ai ndau gjithashtu një foto të një dhuratë që kishte marrë nga Balenciaga.

Duke gjykuar nga profili i tij në Instagram, Camavinga është një fans i madh i skenës së modës.

Ai ndan rregullisht foto të tij me veshje të bukura dhe duke treguar sensin e tij të modës. Gucci, Nike dhe padyshim Balenciaga duket se janë markat e tij të preferuara.

Kush është Eduardo Camavinga?

Ylli i Real Madrid iu bashkua klubit nga Rennes në gusht 2021,për 27 milionë funte, dhe u bë menjëherë një lojtar i rregullt për gjigantët spanjollë pavarësisht moshës së tij.

Camavinga u paraqit 40 herë për klubin në të gjitha garat, duke hyrë si zëvendësues në finalen e Ligës së Kampionëve pasi Real Madrid pushtoi Evropën edhe një herë me një fitore 1-0 ndaj Liverpoolit.

Ndërkombëtarisht, mesfushori ka fituar tre paraqitje për Francën, në vitin 2020.

Moda dhe futbolli po afrohen gjithnjë e më shumë

I zgjedhur për model nga marka më me ndikim në botë e modës për momentin, duke ndjekur hapat e Hector Bellerin, pasi ai eci për shfaqjen e Virgil Abloh në Louis Vuitton në vitin 2019, e që edhe Camavinga duke ecur në pistën për Balenciaga është një tjetër moment i rëndësishëm që forcon marrëdhënien gjithnjë në zgjerim të luksit me futbollin.

Kjo i mundëson Camavinga -s të përmbushë “ëndrrën tjetër”, pasi gjithmonë ka shfaqur interesimin e tij për botën e modës në rrjetet e tij sociale.

David Alaba i Real Madridit ishte gjithashtu i pranishëm në Javën e Modës në Paris dhe është një tjetër futbollist që po ashtu ka treguar dashurinë e tij për modelingun në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ndërkaq, në Balenciaga Haute Couture i cili është mbajtur në Paris ditën e mërkurë ka realizuar një sfilatë të mbushur me yje duke mbledhur disa prej fytyrave më të njohura në botë për të parakaluar në pistë, pjesë e këtyre yjeve ishte edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Dua Lipa shkëlqen në sfilatën e Balenciaga Haute Couture përkrah Kim Kardashina dhe Nicole Kidman

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...