Zëvendëssekretari i NATO-s: Dialogu, e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe kanë pritur në takimi Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Geoana gjatë qëndrimit të tij, në Kosovë, ai së bashku me Këshillin e Atlantikut të Veriut ishte takuar ambasadorët e 30 vendeve aleate të NATO-s, dhe partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it.

Ai ka bërë të ditur se NATO e mbështet plotësisht procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pasi sipas tij, “dialogu në mes të Kosovës-Serbisë, është platforma e vetme për të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe mund të çojë në një paqe të qëndrueshme”.

Në këto takime, përvec shteteve pjesëtare të NATO-s, në  këto takimi, kishin marrë pjesë dhe Shefat e misionit të EULEX-it e UNMIK-ut.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, gjatë qëndrimit në Kosovë

Gjatë vizitës, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-sm, ishte takuar dhe me presidenten e Kosovës,  Vjosa Osmani dhe kryetarin e  e Listës Serbe Goran Rakiq.

Koncepti i ri Strategjik i miratuar në Madrid javën e kaluar riafirmon rëndësinë strategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Aleancën sipas Zëvendëssekretarit të NATO-s.

Tutje, ai ka thënë se NATO kishte qenë e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për dekada.

“Misioni ynë i KFOR-it është demonstrimi më i prekshëm i këtij angazhimi”,  ka është shprehur ai, duke theksuar se nën mandatin e Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, KFOR-i ofron një mjedis të sigurt dhe garanton lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjithëve, transmeton KP.

Presidentja Osmani dhe Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana,

“KFOR-i vazhdon të kryejë misionin e tij, duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me një sërë aktorësh, përfshirë Kombet e Bashkuara, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, Organizatat e Sigurisë në Kosovë dhe Forcat e Armatosura të Serbisë”, ka bërë të ditur Geoana .

Ai ka përfunduar duke treguar se si ka ndikuar agresionin i Rusisë në Ukrainë  të Shtetet Perëndimore ku sipas tij, kjo ka ndryshuar rrënjësisht arkitekturën e sigurisë evropiane dhe NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar për një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT