BDI: Protestat zbuluan kush është pro dhe kundër BE-së

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se protestat e dhunshme të këtyre ditëve janë pasqyrim objektiv i tendencave për dezorientimin e vendit nga rruga europiane, demaskim i qartë i forcave regresive që nuk kursejnë mjetet për të penguar vendin në realizimin e ëndrrës së integrimit.

Në çastet vendimtare për të mirën e vendit dhe qytetarëve, BDI bashkë me partnerët e koalicionit është fuqishëm e pozicionuar në taborrin pa alternativë tjetër për stabilitetin dhe progresin e vendit, atë të partneritetit me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çdo shprehje e dhunës nuk mund të frikësojë qytetarët, me të cilët bashkë në këto dy dekada ndërtuam themelet e një shoqërie të shëndoshë përmes Marrëveshjes së Ohrit të barazisë dhe respektit të ndërsjelltë, Marrëveshjes së Prespës që na hapi dyert e NATO-s, zgjidhjes së kontestit për autoqefalinë e kishës ortodokse të vendit.

Sot, jemi para sfidës a jemi pro Bashkimit Europian a po jemi kundër dhe protestat e qartësuan këtë tashmë.

Një grup i partive regresive që ishin kundër çdo progresi vazhdojnë ti qëndrojnë besnike politikave në thelb antieuropiane, anti NATO antibashkëjetesë dhe po përdorin çdo mekanizëm, atë të dhunës dhe propagandës duke krijuar konfuzion dhe përshtypje të rrejshme për propozimin francez të zhbllokimit të rrugës sonë europiane.

Pas gjithë atyre sakrificave dhe skepticizmit të mposhtur përmes arritjeve të mëdha, Bashkimi Demokratik për Integrim apelon deri te të gjithë qytetarët që të rreshtohen në taborrin progresiv dhe pro europian, pasi propozimi të cilit i qëndrojnë pas 27 vendet e BE-së nuk cënon dinjitetin dhe identitetin gjuhësor, kulturor dhe historik të tyre.

Është koha të qëndrojmë bashkë për triumfin e kauzës së drejtë të integrimit të vendit në BE!

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...