Çka është Kurban Bajrami?

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë; Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami.

Kjo festë (Kurban Bajrami) vie pas përfundimit të një prej pesë shtyllave kryesore të fesë islame, Haxhit, thotë hoxha Arbnor Sinani në një intervistë për portalin Dukagjini.

Sipas tij, ”Në një dimension tjetër, Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, nefsit që të shumtën e rasteve orienton drejt të keqes. Pra, çdo besimtar në këto ditë feste duhet të kujtoj edhe kuptimin esencial që ka kjo festë duke mbajtur nën kontroll egon e tij, për të mos u bërë nga ata që mund të devijojnë nga bazat islame”, ka thënë Sinani.

Një festë e rëndësishme për myslimanët filloi manifestimet e saj në mëngjesin e hershëm të shtunës së 9 korrikut, manifestime që filluan në orën 04:20 të mëngjesit, me faljen e namazit të sabahut.

Se nga e ka gjenezën kjo festë, hoxhë Sinani thotë se vie nga dy profetë.

“Ibrahimi a.s dhe Ismaili a.s të cilët pasi kaluan sprovën e çartë, therrën kurbanin dhe vazhduan duke e madhëruar Allahun me tekbire të cilat i themi dhe i dëgjojmë në Xhami në këto ditë feste”.

”Gjithashtu, nga ky këndvështrim kuptojmë se pas shumë të mirave që Zoti na i dha neve, duhet falënderuar e të jemi mirënjohës për to”, thotë ai për portalin Dukagjini.

Arbnor Sinani, Hoxhë

Një detaj i kësaj feste përcillet nga moria e urimeve mik pas miku, gjë e cila sipas Sinanit, është për t’u studijuar. Ndër detaje nuk mungon as tradita e të therrurit një kurban e cila sipas fesë, ka vlera të veçanta edhe në jetën personale, familjare dhe shoqërore.

“Nocioni ‘kurban’, në kuptimin gjuhësor, e që rrjedh nga fjala arabe ‘karib’, e ka kuptimin e ‘të afruarit’, e me këtë rast, me vepru diçka që bëhet shkak me iu afrua Allahut të Madhërishëm”, thotë ai gjersa shton se ka një ndikim pozitiv tek familjet, në aspektin fetar.

“Kurbani e mëson të pasurin që të dhurojë nga malli i tij për të fituar kënaqësinë e Allahut. Ai bëhet shkak që edhe i varfëri, me ndihmën e njerëzve me gjendje më të mirë ekonomike, të falënderojë Allahun. I varfëri, në saje të kurbanit, çlirohet prej pesimizmit dhe armiqësisë që mund të ndiej për arsye të shpërndarjes së të mirave materiale në këtë botë dhe kupton se shoqëria në të cilën jeton tregon vëmendje ndaj tij”, shton ai.

Këtë vit, çmimet në Maqedoninë e Veriut arrinin deri në 130 euro për bagëti të imta. E njëjta vlen edhe për Shqipërinë ndërsa në Kosovë, çmimi shënën 10 euro më lirë.

Bagëti të imta për Kurban

Sado i mirëseardhur në familje të jetë, vihet re një konfuzitet në mes Fitër Bjaramit dhe Kurban Bajramit.

“Dallimi në mes Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit është se Fitër Bajrami festohet pas kryerjes së obligimit madhështor, agjërimit të Ramazanit. Ndërsa Kurban Bajrami vjen si festë pas përfundimi të ritualit të Haxhit”, sqaron Sinani.

Vlen të përmendet se Kurban Bajrami përkujton kohën kur profeti Ibrahim pa një ëndërr për të cilën ai besonte se ishte një mesazh nga Allahu që i kërkonte të sakrifikonte djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.

Ligjeratën tematike kushtuar Kurban Bajramin të këtij viti e ka mbajtur Orhan Bislimaj, kryemami i KBI në Prizren.

Falja e namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Ndërsa Hytben, mesazhin e Kurban Bajramit, e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka thënë se festa e Kurban Bajramit është festë e sakrificës, dhe si e tillë duhet të na bashkojë të gjithëve.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Urime nuk munguan as nga krerët e shtetit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu u ka uruar festën islame të Kurban Bajramit, të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Festa e Kurban Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!”, ka uruar ajo gjersa ka bërë thirrje që kjo festë të shërbejë si moment reflektimi për tolerancë, mirëkuptim dhe solidaritet.

Pas saj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm”, ka shkruar ai në Facebook, pak minuta pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit.

Organizime në nder të festës nuk munguan as nga Kryesia e BIK-ut, e cila organizoi pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në orën 12:00.

Pas dy vjetëve të përballjes me pandeminë e COVID-19, këtë vit besimtarëve muslimanë iu mundësua udhëtimi drejt vendeve të bekuara për të kryer haxhin, që është një gëzim shtesë në këtë festë të Kurban Bajramit për shumë myslimanë.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT