Eni Koçi sjell pamje nga festa e ‘Baby Shower’-it për vajzën, tërheq vëmendje me dukjen dhe stilin elegant

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, rap-artisti Genc Prelvukaj, do të mirëpresin bashkë një vajzë.

Derisa kanë mbetur edhe pak deri në pritjen e ëmbël, bukuroshja ka organizuar një ‘baby shower’.

Foto: Screenshot/Instagram

Në festën me miqtë dhe familjarët, biondja ka marrë vëmendje me sharmin dhe stilin elegant.

“E bekuar”, shtoi mes tjerash 26-vjeçarja.

Meqenëse është vajzë, artistja është përkujdesur edhe me ngjyrat që përkojnë me gjininë femërore, rozë e vjollcë.

Foto: Screenshot/Instagram

Të njëjtit duhet theksuar që janë bashkë prej disa vitesh, ndërsa u fejuan në vitin 2019.

Çifti deri më tani ka sjell edhe një sërë bashkëpunimesh të suksesshme. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT