Interi njofton zyrtarisht rinovimin e kontratës me portierin Handanovic

Klubi italian Inter Milan ka njoftuar të shtunën, për rinovimin e kontratës së kapitenit të skuadrës, portieri,  slloven Samir Handanovic, për një vit, kështu duke vazhduar deri në fund të sezonit 2022-2023.

Inter Milan, ka thënë në një deklaratë në faqen e tij zyrtare se janë shumë të kënaqur të njoftojnë se Handanovic ka zgjatur kontratën e tij me klubin, deri më 30 qershor të vitit 2023.

“Inter Milan është i kënaqur të njoftojë se Samir Handanovic ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri më 30 qershor 2023”, thuhet njoftimin zyrtar.

Nga ana e tij, Handanovic foli për faqen zyrtare të klubit pas rinovimit të kontratës, duke thënë se dhjetë vjet më parë, iu bashkua klubit të madh dhe se ende është në po të njëtën ekip të madhe.

Nerazzurrët publikuan një video-intervistë me 37-vjeçarin slloven.

Samir Handanovic

Aty shfaqet një video e konferencës së tij të parë për shtyp në Inter pas bashkimit në vitin 2012.

“Jam shumë krenar që jam kapiten i Interit”, dëgjohet duke thënë Handanovic kur u pyet se si ndihej që hyri në vitin e tij të 11-të në klub.

Portieri veteran slloven iu bashkua Nerazzurrëve në verën e vitit 2012, duke ardhur nga skuadra e Udineses, në një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro.

Handanovic, 37 vjeç, luajti 438 ndeshje për Interin në kompeticionet e ndryshme, duke pësuar 451 gola dhe duke lënë 161 portën e pastër.

Ndryshe, Handanovic hyn të lista e lojtarëve që kanë qëndruar më gjatë në histori të Interit.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...