Man Utd afër transferimit befasues të Thomas Strakosha si lojtar i lirë

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se është afër një marrëveshjeje për portierin shqiptar, Thomas Strakosha, i cili është lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Lazion.

27-vjeçari u largua nga Lazio në fund të sezonit të kaluar dhe ka qenë i lidhur me një numër klubesh të Ligës Premier, duke përfshirë Nottingham Forest, Leicester City dhe Chelsea.

Fulham pyeti më herët gjatë këtij afati kalimtar, por në vend të portierit shqiptar ka ndjekur një lëvizje për lojtarin e Arsenalit, Bernd Leno.

Sipas gazetarit Geoff Peters nga TalkSPORT, Unitedi është favorit për Strakoshën pasi foli me përfaqësuesit e tij së fundmi.

Unitedi lejoi anglezin Dean Henderson t’i bashkohej Forestit në një huazim një sezon dhe kanë nevojë për një rezervë për portierin e parë David de Gea.

Strakosha bëri 23 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar dhe ndihmoi Lazion të zë vendin e pestë dhe të kualifikohet në Ligën e Evropës.

Megjithatë, reprezentuesi shqiptar nuk e nisi asnjë ndeshje të ligës deri në dhjetor dhe u përdor kryesisht në Ligën e Evropës, pasi Pepe Reina ishte zgjedhja e preferuar për menaxherin Maurizio Sarri.

Unitedi njoftoi nënshkrimin e Tyrell Malacia nga Feyenoord javën e kaluar për të nisur epokën e Erik ten Hag, ndërsa po lidhen edhe me transferime tjera.

Christian Eriksen, Frenkie de Jong, Lisando Martinez dhe Antony janë disa nga më të pëlqyerit e Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT