Tyler Cameron në lidhje dashurie me modelen Paige Lorenze

Ish-konkurrenti i “Bachelorette”, Tyler Cameron, sapo ka nisur një lidhje dashurie me modelen dhe influencuesen, Paige Lorenze, sipas një burimi të Page Six.

“Ata po kalojnë kohë së bashku sa herë që munden”, ndan burimi. “Nuk është një marrëdhënie e plotë, serioze, sepse ata janë shpesh në qytete të ndryshme, por ata po argëtohen mjaft shumë në këtë”.

Një burim i dytë konfirmon se Cameron, 29 vjeç dhe Lorenze, 24 vjeçare, “po shohin njëri-tjetrin dhe jo thjesht në lidhje”.

Foto: Screenshot/Instagram

Page Six raportoi më parë se çifti i ri u panë së bashku në Surf Lodge në Montauk gjatë fundjavës së 4 korrikut.

Kjo është romanca e parë e Cameron që kur Page Six konfirmoi në gusht 2021 se ai dhe modelja Camila Kendra ishin ndarë pas tetë muajsh së bashku.

Foto: Screenshot/Instagram

Artisti u bë i famshëm në fillim të vitit 2019 ndërsa konkurronte në sezonin e 15-të të “The Bachelorette”.

Lorenze, nga ana e saj, së fundmi ishte në një romancë me Morgan Ëallen. Por, ata u ndanë më vonë në po atë muaj. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT