Amber Heard përballet me tjetër betejë ligjore, kompania e sigurimeve refuzon t’i mbulojë shpenzimet e gjyqit ndaj Depp

Amber Heard po përballet me një betejë të re ligjore, pasi kompania e saj e sigurimeve refuzoi t’i paguante një milion dollarë për të mbuluar shpenzimet e gjyqit kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Kompania e sigurimeve ‘New York Marine and General Insurance Co.’ të premten ka ngritur një padi kundër aktores në gjykatën federale, sepse pretendon se nuk duhet t’i paguajë asgjë asaj në lidhje me humbjen në gjyq, duke qenë se gjithçka është pasojë e veprimeve të saja.

Depp kërkoi 50 milionë dollarë dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij për një artikull në Washington Post të publikuar në dhjetor të viti 2018, në të cilin aktorja e përshkroi veten si viktimë të dhunës në familje dhe e nxori aktorin si abuzues dhe kjo pati ndikim të madh në jetën dhe karrierën e tij.

(Foto: AS)

Edhe pse, ajo nuk e përmendi emrin e yllit hollivudian në tekst, Johnny tha se ishte e qartë se ai ishte subjekt i komentit. Muajin e kaluar, Depp e fitoi gjyqin dhe iu dha më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje.

Kompania e sigurimit pretendon se është e detyruar të paguajë rastin e siguruar sipas policës vetëm nëse i siguruari nuk e ka shkaktuar vet dëmin, duke cituar ligjin e Kalifornisë që kompania e sigurimeve nuk është përgjegjëse për humbjet që rezultojnë nga një veprim i ditur i të siguruarit. /Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...