Bashkësia Islame thotë se mbi 12 mijë kurbanë janë therur për festën e Bajramit

Mbi 12 mijë kurbanë janë pranuar këtë vit nga Bashkësia Islame e Kosovës. 

Kështu ka njoftuar BIK-u, derisa është bërë e ditur se ditëve në vijim do të publikohen listat e emrave të të gjithë atyre që kanë therur kurbanë.

“Bashkësisë Islame e Kosovës njofton të gjithë besimtarët se ka përfunduar afati i pranimeve për pagesë për therjen e kurbaneve në këtë institucion. Këtë vit, në institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës janë tubuar mbi 12174 kurbanë, e për të cilët në ditët në vijim do të publikohen listat me emrat e të gjithë atyre që kanë therur kurbanë në Bashkësinë Islame të Kosovës”, thotë BIK.

“Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së”.

“Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua pranojë këtë ibadet dhe që t’i shpërblejë me mirësitë e Tij”.

Sipas BIK-ut, për këto tri ditë, kurbanët janë dorëzuar në këtë institucion e më pas janë therur.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Do jenë mjaft të vogla – Abc News

schedule01:23 - 9 Gusht, 2022 Një ish oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Rusia do të...

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...