Ikja e të rinjve, Latifi: Popullit duhet t’u ofrohet ekonomi, e jo fe, tregime t’bukura për botën pas vdekjes

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar pas raportimeve të shumta për të rinjtë që po ikin nga Kosova.

Ai thotë se për t’i mbajtur njerëzit në vend duhet t’iu ofrohet zhvillim ekonomik, derisa ka thënë se u është ofruar e kundërta, si feja dhe tregimet e bukura pas vdekjes.

Po ikin njerëzit nga Kosova! Po ikin të rinjtë! Kaq vitin e kaluar, kaq këtë vit. Kosova po zbrazet!

Kështu shkruajnë mediat përditë.

Që t’i mbash njerëzit në vend, duhet t’u ofrosh ekonomi. Këtu kanë zgjedhur t’u ofrojnë fe, tregime t’bukura për botën pas vdekjes.

Tash rrini e shikoni, sepse s’keni parë gjë akoma!”, ka shkruar ai në Facebook.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë vlerësimin e popullsisë për vitin 2021.

Sipas ASK-së gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14 391 persona.

Po ashtu, është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë ndërruar vendbanimin, komunën e tyre, 7 353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4 122 persona.

Ndërkaq vitin e kaluar (2021), kanë emigruar 42 728 persona./Telegrafi/

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...