“Berisha e vetmja garanci”, të ftuarit debat në “Log.”: Ish-kryeministri ka prishur sistemin politik

schedule22:13 – 11 Korrik, 2022

Gazetari Skënder Minxhozi dhe sekretari i përgjithshëm i forumit rinor në PD, Grigels Muçollari të ftuar në “Log.” në Abc kanë debatuar lidhur me problemet e brendshme që po “vuan” opozita që pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA. Protesta e 7 korrikut tregoi që Berisha ka një mbështetje të madhe në kampin opozitar dhe për Muçollarin është e vetmja garanci që do krijojë një zhvillim ku të rinjtë do përfshihen në politikë.

Minxhozi mendon se Berisha nuk do ta kishte larguar Lulzim Bashën nga PD-ja nëse nuk do të ishte shpallur “non grata” dhe Basha me vendim personal do ta përjashtonte nga partia 1 ditë para nisjes së sesionit parlamentar, më 9 shtator.

Pjesë nga debati:  

Minxhozi: Berisha ka bllokuar dhe ka prishur komplet sistemin politik në Shqipëri.

Muçollari: Berisha është dënuar me votë në 2013. Është fat i keq që PD mbeti akoma te Sali Berisha për të larguar Lulzim Bashën, por është fat i mirë që ishte akoma dikush që mundi të largonte Bashën. Ne kishim tentuar por nuk kishim mundur.

Minxhozi: Kush do të ishte kryetar i PD nëse Berisha nuk do të ishte shpallur “non grata” në maj?

Xhafo: Lulzim Basha.

Muçollari: Nuk më intereson fare. Edhe unë besoj se është e vërtetë. Çështja është çfarë po ofron sot Sali Berisha.  Sot që ne flasim, çfarë kemi ne të rinjtë? Sot që flas, mund t’ju them që e vetmja garanci mbi mua, për një njeri mbi palët, e vetmja garanci që do krijojë një zhvillim ku të rinjtë do përfshihen është Sali Berisha./Abcnews.al/ 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Monza nuk dorëzohet, së shpejti sulmi final për Mauro Icardin

schedule22:14 - 8 Gusht, 2022 Monza nuk di të dorëzohet dhe po mendon që javën e fundit të merkatos të transferojë Mauro Icardin. Argjentinasi...

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...