E mbani mend Antonelën e “Patito Feo”? Ylli latin po sjell një këngë me artistin e njohur shqiptar – Abc News

schedule17:07 – 12 Korrik, 2022

E mbani mend Brenda Asnicar, vajzën që portretizoi Antonelën në serialin e famshëm latin “Patito Feo”. Seriali shumë i ndjekur bëri që ylli latin të fitonte shumë fansa dhe në vendin tonë. Por, kujt ia priste mendja që pas kaq shumë kohësh, ajo do të sjellë një duet me një këngëtar shqiptar.

Brenda do të bashkëpunojë me Art Rushitin, i cili ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se do të sjellin një duet me titullin “Buones Aires”. “Le te filloj vera. Rikthimi im nderkombetar sapo ka filluar pas 1 viti pauze. Kam qene femije kur ne cdo shtepi shqiptare degjohej zeri i saj @basnicar, apo ne cdo banke shkolle.

Nuk e humbisja asnje episode te serialit ‘Patito Feo’ ku Brenda (Antonela) luante, fuqizuar nga Disney, e shihja ne MTV si 7 vjecar, me syte plot lot e emocion, ndersa tani jam duke publikuar kenge me klip me te. @basnicar ka shitur me shume se 1 milion bileta neper stadiume e arena ne gjithe Europen, Ameriken Latine e shume vende tjera.

Me vjen mire qe po i jap jehone shtetit tone edhe ne zonat qe nuk e kane pranuar si te tille. Kaq e vogel eshte bota, kaq mire Zoti punon… ‘Buenos Aires’ eshte full shpirt, full ndjenje, me besoni pritja do ja vleje.”, ka shkruar ai krahas postimit. /abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT