“Heshtja e Berishës krijoi super Ramën”, Minxhozi: Basha i shumëzonte të tjerët me zero kur nuk fliste ish-kryeministri

schedule22:53 – 11 Korrik, 2022

Gazetari Skëndër Minxhozi, i ftuar në studion e “Log.” në Abc me gazetarin Endri Xhafo mendon se Sali Berisha i dha liri veprimi Lulzim Bashës në kohën që drejtonte PD-së dhe kjo solli krijimin e “Super Ramës.”

Sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PD, Jola Hysaj u shpreh se në momentin që foli Berisha, kryeministri është sërish “vetëm Rama.”

Minxhozi: Heshtja e Berishës ka prodhuar super Ramën. Basha e kishte kthyer opozitën në skemë biznesi. Të gjithë flisnin, por për sa kohë nuk fliste Berisha, Basha të tjerët i shumëzonte me zero. Në momentin që foli Berisha iku Basha.

Hysaj: Berisha tani që foli i hoqi “super” dhe mbeti vetëm Rama. Mund të mos jetë as Rama.

Minxhozi: Kjo mbetet për tu parë.

Kraja: Në PD, kohët e fundit unë shoh prurje të reja, të cilët janë afruar në një proces gare.  Shoh të rinj të cilët janë qëndrestarë dhe mbi të gjitha janë të etur për ndryshim./Abcnews.al.


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...