Ish-numri një i Formula 1 akuzohet për mashtrim, Ecclestone do të paraqitet në gjykatë

schedule23:30 – 11 Korrik, 2022

Manjati 91-vjeçar, Bernie Ecclestone, akuzohet se ka dështuar të deklarojë pasuritë jashtë shtetit me vlerë më shumë se 400 milionë paund tek taksatorët.

Kryeprokurori i kurorës Andrew Penhale tha këtë pasdite se CPS autorizoi akuzën “në lidhje me dështimin e tij për të deklaruar në HMRC ekzistencën e pasurive të mbajtura jashtë shtetit”.

“Prokuroria e Lartë kujton të gjithë të interesuarit se procedimet penale kundër këtij të pandehuri janë tani aktive dhe se ata kanë të drejtë për një gjykim të drejtë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë raportime, komente apo ndarje të informacionit në internet që mund të paragjykojë në çfarëdo mënyre këto procedura”, tha Penhale.

Simon York, drejtor i shërbimit të hetimit të mashtrimit të HMRC, tha: “Ne mund të konfirmojmë se një mashtrim me akuza të përfaqësimit të rremë është autorizuar kundër Bernard Ecclestone. Kjo pason një hetim kriminal kompleks dhe mbarëbotëror nga Shërbimi i Hetimit të Mashtrimeve të HMRC”.

“Akuza penale lidhet me detyrimet e parashikuara tatimore që lindin nga më shumë se 400 milion paundve asete të cilat ishin fshehur nga HMRC. HMRC është në anën e taksapaguesve të ndershëm dhe ne do të ndërmarrim veprime të ashpra kudo që dyshojmë për mashtrim tatimor. Mesazhi ynë është i qartë ,askush nuk është përtej ligjit”, shtoi ai.

Ecclestone do të paraqitet para gjyqtarëve në Westminster të Londrës në orën 10 të mëngjesit të 22 gushtit./ h.ll/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT