Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Kryeqyteti do të zgjerohet. S’pyesim për gjoba, hidhu nga ballkoni po deshe, siç po hidhen

schedule12:23 – 12 Korrik, 2022

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak në lidhje me fluksin e ndërtimeve në Tiranë dhe sidomos në qendër të kryeqytetit. Veliaj tha se ndërtimet do të vijojnë pasi Tiranës i duhet të zgjerohet dhe të ketë punë.

Ne do të na keni përballë përherë, por gjoba me ne dhe histori makabre, të tilla si e vrau ky apo e vrau ai këtu, në Sukth apo Sri Lanka, nuk funksionojnë”, tha Veliaj duke shtuar se tani po vinte nga nënshkrimi i një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës.

Ua them këtë, për gjobaxhinjtë, se Tirana do të rritet. S’mund të themi duam turistë, por nuk kemi hotele, apo dua arsim profesional, por s’kam vende pune. Do hotele? Do i ndërtosh. Do arsim profesional? Do i gjesh vendin ku do të punojnë se s’ka se si të ndodhë  ndryshe”, tha Veliaj, ndërsa më herët theksoi se askush nuk mund ti verë gjoba Bashkisë së Tiranës.

Ne te kjo çështja e gjobave (të portaleve sh.r) nuk pyesim. Bëj ç’të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këta të lajmeve të rreme dhe shpifjeve. Te ne funksionon: Më pyet, të përgjigjem, por me gjoba jo. Ua them këtë që të dini se çfarë vjen, nga tani deri në zgjedhje do të keni vetëm gjoba”, tha Veliaj.

/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...