Numri i makinave që nga 2011 i dyfishuar, importi i naftës është ulur, Sula: Detyrën time e bëra, tani të veprojë drejtësia

schedule13:56 – 12 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka publikuar së fundmi disa të dhëna për numrin e makinave që janë në qarkullim në Shqipëri dhe importin e karburanteve ndër vite. Referuar këtyre shifrave, numri i makinave në vend nga 2011 deri në 2021 është dyfishuar, kurse importi i karburanteve është ulur.

Në vitin 2011 rezultojnë 410.629 makina të regjistruara në Shqipëri, ndërkohë sasia e karburantit të importuar ka qenë 570 milionë e 441 mijë e 945 litra. Ndërkohë, në vitin 2021, rezultojnë 740.669 makina të regjistruara dhe karburanti i importuar është 536 milionë e 25 mijë e 971 litra.

Në një lidhje direkte me Abc Live, deputeti demokrat ngriti dyshime për një skandal të mundshëm me shmangien e detyrimeve tatimore nga kompanitë.

Ai theksoi se detyra e tij si ligjvënës shkon deri këtu dhe tashmë është radha e institucioneve të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre. Po ashtu, ai u shpreh se ka bindjen që edhe problematika të tjera për të hetuar.

“Organet ligjzbatuese të shtetit e kanë për të dytë të kontrollojnë, të mos lejojnë as edhe një litër naftë kontrabandë. Nuk është detyra ime, por unë u vura në lëvizje, tani të ngrihen institucionet shtetërore në këmbë e të bëjnë detyrën. Ka dyshime të kemi një skandal. Unë e ngre zërin, tani është detyra e tyre që të vijojnë më tej.”

Më konkretisht, Sula kërkoi një reagim të menjëhershëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. /abcnews.al/


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Pas Taika Waititi, as Rita Ora s’e fsheh më unazën, burimet konfirmojnë martesën – Abc News

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Dyshimet se është martuar me Taika Waititi, i ka shtuar më shumë vetë Rita Ora. Ylli shqiptar me...

VIDEO/ Humbja i la me pasoja, Berardi tërbohet dhe kërkon të zihet me një tifoz

schedule22:45 - 8 Gusht, 2022 Një episod aspak i bukur për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, në fund të ndeshjes kundër Modenas në...