Vdes 30-vjeçari shqiptar në Gjermani, rrëzohet nga skela ku punonte – shokët mbledhin mbi 20 mijë euro për familjen e tij

Ijon Bushi, ka humbur jetën në Gjermani, pasi dyshohet se ka rënë nga skela ku po punonte.

30-vjeçari shqiptar, kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij.

Ai ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.

Shokët e Bushit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të prehet në Shqipëri. Ata kanë mbledhur paratë e furneralit dhe disa para për nënën e tij.

“Në këto momente të rënda, shokë, miq të të ndjerit në Waiblingen dhe Fellbach, kanë marrë iniciativë për të ndihmuar me mjete financiare, duke mbledhur mbi 20 mijë euro. 2900 do të shkojnë për shpenzimet e funeralit dhe pjesën tjetër 17.210 euro do t’i dërgohen familjes së tij”, thuhet ndër të tjera në letrën ngushëlluese.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT