Amber Heard mund t’i ketë borxh Johnny Depp 8.5 milionë dollarë por nuk heq dorë nga jeta luksoze – Abc News

schedule22:59 – 12 Korrik, 2022

Borxhi ndaj Johnny Depp nuk duket se po e pengon Amber Heard të bëjë një jetë luksoze. Sado që përpiqet të mos i paguajë ish-bashkëshortit rreth 8.5 milionë dollarë, 36 vjeçarja duket se nuk është ndikuar pavarësisht përpjekjeve të avokatëve të saj për të provuar se ajo nuk mund të shlyejë borxhin.

Një muaj më parë, komisioni prej shtatë anëtarësh i gjykatës në Virxhinia i akordoi Depp-it një dëmshpërblim prej 10.35 milionë dollarësh nga Heard, i cili u reduktua me 2 milionë. Sipas mediave të huaja, Heard u pa duke darkuar në restorantin luksoz “Le Bilboquet” në Sag Harbor dy herë në dy javë.

Një burim i cituar nga Page Six tha se ajo madje dukej se po shijonte vaktin e saj të shtrenjtë dhe po argëtohej. Pak ditë më parë, aktorja paraqiti një mocion për rrëzimin e vendimit. Ekipi ligjor i aktores depozitoi kërkesën në gjykatë të premten, duke kërkuar rigjykim të çështjes.

Aktorja madje pretendon se një nga anëtarët e jurisë nuk ishte verifikuar siç duhet dhe vuri në dyshim rolin e tij në juri. Avokati i Johnny Depp, Benjamin Chu, iu përgjigj lëvizjes, duke thënë se ishte diçka që ata prisnin. “Ishte diçka që e prisnim. Vetëm në një masë më të madhe dhe sigurisht, jo aq thelbësore” , tha ai.
/abcnews.al


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...