Meta nderon me Medalje Presidenciale dëshmorët Ahmet Gjikolli, Shpetim Bojku e Jusuf Kelmendi

Presidenti i Republikës së Shqiperisë, Ilir Meta, ka ndarë dekoratë për tre familje kosovare, bijtë e të cilave kanë rënë dëshmorë në luftën e vitit 1998/1999 në Kosovë.

Ceremonia e nderimit u bë para shumë anëtarëve të këtyre tre familjeve pejane në pallatin presidencial në Tiranë.

Medaljet presidenciale u ndanë për familjen Bojku, Gjikolli e Kelmendi që të tria nga qyteti i Pejës.

Në emër të familjes Bojku dhe në nderim të dëshmorit Shpetim Bojku i cili ra heroikisht në betejën e Koshares, dekoratën e ka pranuar babai i tij Idriz Bojku.

Për Ahmet Gjikollin e rënë në betejën e Çabratit në mbrojtje të Gjakovës, dekoratën e pranoi vëllai Agon Gjikolli sikur edhe për Jusuf Kelmendin e rënë në betejën heroike të Shaptejit, dekoratën e ka pranuar vëllai i dëshmorit Artan Kelmendi.

Dhënia e këtyre dekoratave nga Presidenti i Republikës Ilir Meta vjen pak ditë para dorëzimit të detyrës si kryetar shteti që do të jetë më 24 korrik, derisa para kësaj do të zhvilloj edhe vizitën e fundit zyrtare në Republikën e Kosovës, gjatë javës së ardhshme.

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT