Gjiknuri thirrje organeve të drejtësisë: Jini të pavarur, mos hani presionin e politikës

schedule15:27 – 14 Korrik, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damin Gjiknuri është koshient që Shqipëria po vuan pasoja për sa i përket drejtësisë, por shprehet i bindur se ky është një proces pa kthim.

Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri i bëri thirrje organeve të drejtësisë që mos hanë presionin e politikës dhe të përpiqen që të krijojnë pavarësinë e plotë.

Gjiknuri: Drejtësia është ndërmarrje e vështirë dhe nuk mund të ndërtohet në një vend ku s’ka drejtësi sociale. Nuk mund të ndërtohet në një vend ku ka varfëri, ku s’ka bashkëpunim me njëri-tjetrin. Drejtësia do të marrë vitet e saj. Të gjitha këto shqetësime që ngrihen këtu dhe janë politike janë pasojë e vettingut dhe reformës. Jo në kuptim negativ. Patjetër po vuajmë disa pasoja, unë nuk mund ta mohoj. Njerëzit kanë shqetësim për vonesat e dosjeve gjyqësore. Problemi është si do ta bëjmë më mirë. Prandaj merren disa hapa, dhe ribërja e hartës së re gjyqësore. Harrojmë që gjëja më e rëndësishme është të dalë data e gjyqit, të zhvillohet gjyqi. Harrojmë që ligjin e kemi shkruar vetë. Kur flasim këtu zbatoni ligjin, qëndrojini atyre kritereve. Ky ishte një operacion i fortë, si të heqësh një tumor. Ju doni që një person sapo del nga operacioni të dalë dhe të vrapojë në fushë.  Institucionet e drejtësisë duhet të fitojnë më shumë pavarësi, nuk duhet të bien në presionin e politikës, nuk duhet të presë thika vetëm nga njëra anë.  Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi nga të gjitha anët. Nuk i bën mirë Shqipërisë kur zyrtarë dalin në këtë të mënyrë dhe ndëshkohen. Jo se nuk do vendoset precedenti që ata që shkelin ligjin të ndëshkohen. Por nuk i bën mirë imazhit tonë që Shqipëria të demaskohet. I kërkojmë organeve të drejtësisë, të forcojnë fuqinë e tyre, të jenë të pavarura, mos hanë presionin e politikës, të partive politike. Qoftë dhe ju opozitarët sepse keni format tuaja të presionit.

Në përfundim të fjalës, Gjiknuri theksoi që të vendosësh drejtësi nuk duhet të godasësh vetëm nga një anë.

/Abcnews.al. 


Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow

TË FUNDIT

Diplomacia diskrete është çelësi për zgjidhjen e krizës në Zaporizhzhia – Abc News

schedule19:52 - 19 Gusht, 2022 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres thotë se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi...

Vendoret, Gështenja: Të dënuar të dalim me 1 kandidat, jemi gati të bashkohemi në shtator

schedule16:11 - 19 Gusht, 2022 Nga Juxhin Mustafaraj  Deputeti demokrat Lefter Gështenja nuk i është bashkuar grupit të Berishës në Partinë Demokratike por është...

“I përkëdhelur dhe i padurushëm”, situatë e ndërlikuar në dhomën e zhveshjes së Parisit për Mbappe

schedule16:14 - 19 Gusht, 2022 Sjellja e Mbaappe nuk është më e mira e mundshme dhe ka shkaktuar komente të shumë njerëzve. Superylli francez...